pavlefshëm

Nga Wiktionary

PAVLEFSHËM m.

  • 1. Që s'ka asnjë vlerë, që s'i plotëson kërkesat e nevojshme për diçka, i papërshtatshëm për diçka; që s'hyn më në punë, i padobishëm. Gjë e pavlefshme. Dru i pavlefshëm. Ushqim i pavlefshëm. Tokë e pavlefshme për bujqësi. U hoq pjesa e pavlefshme. U bë i pavlefshëm.
  • 2. zyrt., drejt. Që nuk është bërë sipas rregullave, sipas ligjeve etj. të vendosura a që nuk plotëson kërkesat e duhura; që s'është më në fuqi, që s'vlen më e që s'pranohet. Autorizim ( dokument) i pavlefshëm. Shkresë (fletë votimi) e pavlefshme. E shpallën (e quajtën) të pavlefshëm.
  • 3. Që s'ka ndonjë rëndësi për dikë a për diçka; që nuk sjell ndonjë dobi, i padobishëm, i kotë. Veprim (mendim, propozim) i pavlefshëm. Është e pavlefshme.