Jump to content

pastërti

Nga Wiktionary

PASTËRTI f.

  • 1. Të qenët i pastër, vetia e dikujt a e diçkaje të pastër (në kuptimet 1-9, 11-14). Pastërti e madhe (shembullore). Pastërti morale (shpirtërore). Pastërtia e ajrit (e mjedisit). Pastërtia e farës. Pastërtia e ndjenjave (e shpirtit). Pastërtia e gjuhës. Shkalla e pastërtisë së një lënde. Mban pastërti. Këtu ka pastërti. I prish pastërtinë.
  • 2. Mungesë e ndikimeve të huaja, e shtrembërimeve ose e përzierjeve ideologjike; gjendje në të cilën nuk ka pikëpamje të shtrembra ose elementë me qëndrime politikisht të huaja. Pastërtia ideologjike. Pastërtia e teorisë revolucionare. Pastërtia e radhëve.
  • 3. bised. Punishte me pajisjet e nevojshme ku lahen dhe pastrohen ndërresat e rroba të ndryshme. I çoi ndërresat në pastërti. Mori pallton nga pastërtia.