partizan

Nga Wiktionary

PARTIZAN m.

  • 1. Anëtar i një çete a njësie që lufton kundër pushtuesit të vendit ose kundër klasave shfrytëzuese me metodat e luftës popullore, zakonisht në prapavijat e armikut dhe jo në formacione të rregullta ushtarake. Partizanët palestinezë. Çetë partizanësh. Lufta e partizanëve.
  • 2. hist. Anëtar i çetave dhe i njësive të tjera që morën pjesë në luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar kundër pushtuesve fashistë dhe tradhtarëve të vendit. Partizanit e Brigadës I Sulmuese. Aksionet e partizanëve. Heroizmat (trimëritë) e partizanëve. Doli (u bë) partizan. Ka qenë partizan.
  • 3. libr. Ithtar, pasues; përkrahës.


PARTIZAN mb.

  • 1. Që ka të bëjë me luftën e organizuar me metodat popullore kundër pushtuesit të huaj ose kundër klasave shfrytëzuese, zakonisht në prapavijat e armikut dhe jo në formacione të rregullta ushtarake; që bëhet nga partizanët. Lufta partizane. Lëvizja partizane.
  • 2. Që përbëhet prej partizanesh. Çetë (njësi) partizane. Batalion partizan. Forcat partizane.
  • 3. Që ka të bëjë me partizanët, që u përket partizanëve, i partizanëve; që është karakteristik për partizanët; hist. që ka të bëjë me partizanët gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar. Radhët partizane. Këngë partizane. Zjarri partizan. Jeta partizane. Heroizmi partizan. Ylli partizan. Miqësia partizane. Spitali partizan.