parmendë

Nga Wiktionary
Versioni i datës 26 prill 2017 09:20 nga OctraBot (diskuto | kontribute) (Bot: Cleaning up old interwiki links)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

PARMENDË f.

  • 1. Vegël bujqësore prej druri, që përbëhet nga përdheci me plor, veshëzat, doraku e shtiza, tërhiqet zakonisht nga një pendë qe dhe përdoret për të lëruar tokën. Parmendë druri. Kau i parmendës. E punonin tokën me parmendë. Vuri (mbrehu) qetë në parmendë.
  • 2. Punimi i tokës me këtë vegël bujqësore, lërim. Parmenda e parë (e dytë, e tretë). Misri i asaj parmende.
  • 3. Pjesa a sasia e tokës sa mund të lërojë një pendë qe në një ditë; lavër. Një parmendë tokë.