paraqitje

Nga Wiktionary

PARAQITJE f.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve PARAQIT, PARAQITEM. Paraqitja e dokumenteve. Paraqitja në punë (në detyrë). Paraqitja e heroit në pikturë. Paraqitja e forcës, usht. Paraqitja tek eprori dhe largimi prej tij. usht. Paraqitja e lëndës së re. Bëj paraqitjen paraqit.
  • 2. Ana e jashtme, pamja e dikujt a e diçkaje; pamje tërheqëse. Paraqitja e jashtme. Ka paraqitje. S'është gjë nga paraqitja.
  • 3. Mënyra se si paraqitet diçka; përshkrim zakonisht i shkurtër i diçkaje. Bëri (dha) një paraqitje të bukur (të mirë).