paralitik

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

PARALITIK mb.

  • 1. mjek. Që ka të bëjë me paralizën, i paralizës. Shfaqje paralitike e sëmundjes.
  • 2. mjek. Që është i sëmurë nga paraliza. Plak paralitik.
  • 3. fig. Që ka ngecur në vend, i amullt. Gjendje paralitike. Jetë paralitike.
  • 4. si em. ~, ~U m. ~Ë ~ËT mjek. Ai që është goditur nga paraliza, ai që është paralizuar pjesërisht a tërësisht. Paralitikët kanë nevojë për shumë shërbime.