paraardhës

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

PARAARDHËS m.

  • 1. zakon. Të parët e përbashkët kundrejt brezit a brezave të mëvonshëm, që kanë lidhje gjaku me ta, stërgjyshët; brezat e mëparshëm që kanë jetuar në vendin e të mëvonshmëve; kund. pasardhës. Paraardhësit tanë. Paraardhësit e ilirëve.
  • 2. Ai që e ka nisur prej kohësh më parë veprimtarinë në një fushë të caktuar dhe që pasohet nga të tjerë, ai që u ka hapur rrugën të tjerëve; kund. pasardhës. Paraardhësit e tyre në fushën e shkencës.
  • 3. Ai që ka qenë para një tjetri në një punë, në një detyrë, në një zyrë etj.


PARAARDHËS mb.

  • 1. Që vjen në kohë ose në radhë para një tjetri; që ka qenë para një tjetri, i mëparshëm; kund. pasardhës. Muaji (viti) paraardhës. Qeveria paraardhëse.
  • 2. bujq. Që mbillet ose është mbjellë para një bime tjetër; kund. pasardhës. Bimë paraardhëse.