paqoj

Nga Wiktionary

PAQOJ I kal.

  • 1. shih PAQËSOJ I 1,3. I paqoi fëmijët. Ua paqoi zemrën.
  • 2. jokal. vet. veta III. Fashitet, qetësohet (për plagën, dhembjen etj.); ul vrullin a forcën, bie në qetësi (për erën etj.). Paqoi plaga (dhembja). Paqoi deti (era).


PAQOJ II kal. bised.

  • Laj a pastroj mirë dikë a diçka; e pastroj dhe e rregulloj mirë një vend. I paqoi enët. E paqoi shtëpinë. I paqoi fëmijët.