paqësohem

Nga Wiktionary

PAQËSOHEM I vetv.

  • 1. Bëhem përsëri mik dhe u jap fund grindjeve e mosmarrëveshjeve me një tjetër, pajtohem. U paqësuan më në fund.
  • 2. Më ikën një shqetësim a një telash, bie në qetësi, qetësohem.
  • 3. vet. veta III. Fashitet, qetësohet; i bie forca a vrulli. U paqësua plaga (dhembja).
  • 4. Pës. e PAQËSOJ I.


PAQËSOHEM II vetv. pës. bised

  • shih PAQOHEM II.