papërkulshëm

Nga Wiktionary

PAPËRKULSHËM mb.

  • 1. Që nuk mund të lakohet ose të marrë trajta të ndryshme, që thyhet a këputet po të përkulet, i paepshëm. Tel i papërkulshëm. Dëm i papërkulshëm. Krehër i papërkulshëm.
  • 2. fig. Që nuk thyhet para kërcënimeve, forcës a lutjeve të dikujt; që nuk dorëzohet a nuk gjunjëzohet përpara vështirësive, pengesave etj.; që është karakteristik për një njeri të tillë; i paepur, i pathyeshëm. Popull i papërkulshëm. Luftëtare e papërkulshme. Vullnet i papërkulshëm. Qëndrim i papërkulshëm. Me shpirt të papërkulshëm.