pandreqshëm

Nga Wiktionary

PANDREQSHËM mb.

  • 1. Që është prishur a është dëmtuar dhe nuk mund të ndreqet më; që nuk vlen më për punë. Orë (radio) e pandreqshme. Shembje e pandreqshme.
  • 2. Që nuk mund të përmirësohet dot më; që nuk mund të rregullohet a të vihet përsëri në vend. Nota të pandreqshme (në shkollë). Gabim i pandreqshëm. Kjo gjendje nuk është e pandreqshme.
  • 3. Që ka hyrë thellë në një rrugë të gabuar e nuk mund të largohet prej saj, që nuk ka mundësi të sillet në udhë të mbarë; që ka vese e të meta të rënda e nuk mund të ndreqet. Mashtrues i pandreqshëm. Nuk ka nxënës të pandreqshëm.
  • 4. Përd. em. sipas kuptimit 3 të mbiemrit.