pandashëm

Nga Wiktionary

PANDASHËM mb.

  • 1. Që nuk mund të copëtohet a të ndahet dot në pjesë të veçanta më të vogla. Grimca të pandashme. Atomi më parë quhej i pandashëm.
  • 2. Që nuk mund të ndahet nga diçka tjetër e njëllojtë me të, që nuk mund të merret a të kuptohet e shkëputur nga diçka tjetër. Janë pjesë të pandashme të një të tëre. Mendimi është i pandashëm nga gjuha.
  • 3. ek. Që nuk ndahet midis anëtarëve a pjesëtarëve, i paprekshëm. Fond i pandashëm ajo pjesë e të ardhurave të kooperativës bujqësore që shkon për zgjerimin e prodhimit.
  • 4. I pandarë. Shokë të pandashëm. Lidhje të pandashme.