pandërgjegjshëm

Nga Wiktionary

PANDËRGJEGJSHËM mb.

  • 1. Që nuk ndien përgjegjësi morale për atë që bën, që i mungon ndërgjegjja, që vepron a punon pa ndërgjegje. Njeri (nëpunës) i pandërgjegjshëm. Është i pandërgjegjshëm në punë.
  • 2. Që bëhet pa ndërgjegje të lartë; që bëhet pakujdes e duke shkelur kërkesat e rregullat; që është karakteristik për njeriun pa ndërgjegje. Punë e pandërgjegjshme. Qëndrim i pandërgjegjshëm.
  • 3. Që bëhet pa vetëdije, pa e kuptuar; i pavetëdijshëm. Veprime të pandërgjegjshme. Lëvizje të pandërgjegjshme. Në mënyrë të pandërgjegjshme.