pamundur

Nga Wiktionary

PAMUNDUR f.

  • Diçka që është e pamundur të bëhet a të arrihet. Bëri të pamundurën vuri të gjitha forcat për t'ia arritur diçkaje shumë të vështirë, bëri gjithçka që ishte e mundshme, bëri çmos. Kërkon të pamundurën. Arriti të pamundurën.


PAMUNDUR mb.

  • 1. Që nuk mund të bëhet a të arrihet; që nuk mund të ndodhë, që nuk ka asnjë gjasë të jetë i vërtetë. Gjë e pamundur. I dukej e pamundur. Ishte e pamundur t'i ndalej gjaku.
  • 2. Që nuk mund të durohet më tej, shumë i vështirë, i padurueshëm. Iu bë jeta e pamundur.
  • 3. bised. Që është pak i sëmurë, që është pa qejf. Plak i pamundur. Ishte pak si i pamundur dje.