palcor

Nga Wiktionary

PALCOR mb. libr.

  • 1. anat. Që ka të bëjë me palcën, që i përket palcës, i palcës; që përbëhet nga palca. Zgavra palcore. Lëndë palcore. Lëngu palcor.
  • 2. bot. Që ka të bëjë me palcën e bimëve. Rreze palcore vija të holla që duken në prerjen tërthore të një druri, të cilat nisin prej pjesës së jashtme dhe shkojnë drejt palcës. Njolla palcore njolla të vogla, të rralla e me ngjyra të ndryshme, që duken në trungun e disa drurëve kur i presim tërthorazi.