pakripë

Nga Wiktionary

PAKRIPË mb.

  • 1. Që nuk ka kripë fare a që ka pak kripë. Gjellë e pakripë. Mish i pakripë.
  • 2. fig. Që është i shpëlarë e pa shije; që nuk është i këndshëm e tërheqës; që nuk të bën të qeshësh, që nuk të prek, bajat. Njeri i pakripë. Fjalë e pakripë. Shaka e pakripë.