pakrahasueshëm

Nga Wiktionary

PAKRAHASUESHËM mb.

  • 1. Që nuk mund të krahasohet me një tjetër për të nxjerrë ngjashmërinë, dallimet e veçoritë e tyre; që nuk mund të krahasohet nga madhësia, nga forca etj. me një tjetër. Dukuri të pakrahasueshme. Madhësi të pakrahasueshme.
  • 2. fig. Që dallohet mbi gjithë të tjerët nga cilësitë, nga përmasat etj., që është jashtë çdo krahasimi, i pashoq. Me fuqi (me forcë) të pakrahasueshme. Me zgjuarsi të pakrahasueshme. Bukuri e pakrahasueshme. Guxim i pakrahasueshëm. Ritme (përparime) të pakrahasueshme. Zhvillim (ndryshim) i pakrahasueshëm.