pajetë

Nga Wiktionary

PAJETË mb.

  • 1. Që nuk jeton më, që nuk është më i gjallë; i vdekur. Trup i pajetë.
  • 2. Që nuk është frymor ose qenie e gjallë. Send i pajetë.
  • 3. Që nuk ka kushte të përshtatshme për të jetuar qeniet e gjalla, i tillë ku nuk ka fare qenie të gjalla ose ku këto janë shumë të rralla. Sipërfaqja e pajetë e Hënës. Shkretëtirë e pajetë.
  • 4. fig. Që ka humbur gjallërinë e jetës, që është i palëvizshëm, që është si i ngurosur. Sy të pajetë. Fytyrë e pajetë. Vështrim i pajetë.
  • 5. fig. Që nuk ka lëvizje e gjallëri. Qytet (fshat) i pajetë. Lagje (rrugë) e pajetë. Natyrë e pajetë.
  • 6. fig. Që nuk lidhet me jetën dhe nuk i shërben asaj; i thatë; që nuk mund të zbatohet a të vihet në jetë. Teorizime të pajetë.