Jump to content

pagjak

Nga Wiktionary

PAGJAK mb.

  • 1. Që nuk ka aq gjak sa duhet, që vuan nga pagjakësia; që është i dobët dhe i zbehtë, që ka pamje të sëmurë për shkak të mungesës së gjakut; anemik. Njeri i pagjak. Fytyrë e pagjak.
  • 2. fig. Që i mungon gjallëria; i plogët. Lojtar i pagjak.
  • 3. fig. Që bëhet pa sedër ose pa i vënë të gjitha forcat. Lojë e pagjak.