pafund

Nga Wiktionary

PAFUND mb.

  • 1. Që nuk ka fund e anë, që s'ka as fillim as mbarim; që shtrihet shumë sa që nuk i duken kufijtë (për një hapësirë), i paanë. Hapësirë e pafund. Në qiellin e pafund. Fusha (pyje) të pafund. Bota është e pafund.
  • 2. Që është në sasi të pallogaritshme, që nuk ka të numëruar a të mbaruar; i shumtë. Varg i pafund njerëzish. Pasuri e pafund fjalësh.
  • 3. Që zgjat shumë kohë, që s'ka mbarim; që vijon pa ndërprerje, i vazhdueshëm. Bisedë e pafund. Pritje e pafund. Udhëtimi iu duk i pafund.
  • 4. fig. Që është shumë i fuqishëm, që shfaqet me forcë të madhe, i thellë e i qëndrueshëm, i pakufishëm (për një ndjenjë etj.). Dashuri (besnikëri) e pafund. Nderim i pafund. Gëzim i pafund. Kujdes i pafund.