paçavure

Nga Wiktionary

PAÇAVURE f.

  • 1. Copë e grisur nga një rrobë; leckë që përdoret për të kapur enët kur janë në zjarr, për të larë, për të fshirë furrën etj.; rreckë e fëlliqur; sukull. Paçavure e madhe (e vogël). E kapi (e fshiu, e fërkoi) me një paçavure.
  • 2. keq., përçm. Copë letre ku është shkruar diçka pa kujdes; vepër e shkruar a dokument pa vlerë; gazetë pa vlerë, fletushkë e keqe. Paçavuret e borgjezisë. Nënshkruan një paçavure.
  • 3. fig. Njeri pa karakter, njeri pa vlerë; njeri i ulët.
  • E bëri paçavure (leckë, rreckë) shih te LECK/Ë, ~A. Ia bëri mishin paçavure të zezë e rrahu keq sa ia bëri mishin me njolla të zeza.