pëshpërit

Nga Wiktionary

PËSHPËRIT kal.

1. I shqiptoj fjalët me zë fare të ulët sa mezi dëgjohen; i flas dikujt me zë të ulët që të dëgjojë vetëm ai. I pëshpëriti në vesh. Pëshpërit nëpër dhëmbë. Pëshpëriste fjalë të pakuptueshme.

2. fig. Flas tinëz, andej e këtej, për dikë a për diçka, merrem me thashetheme, flas vesh më vesh; hedh fjalë e parulla prapa krahëve kundër dikujt; ankohem nën zë kundër dikujt a diçkaje. Pëshpëritnin qosheve (skutave). Pëshpëritnin parulla helmuese.