përshtatje

Nga Wiktionary

PËRSHTATJE f.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve PËRSHTAT, PËRSHTATEM. Përshtatja ndaj mjedisit. Në përshtatje me diçka në përputhje me diçka.
  • 2. let. Vepër letrare e përkthyer lirisht, së cilës i janë bërë disa ndryshime lidhur me mjedisin, me rrethanat, me vendin e me kohën kur zhvillohet ngjarja etj., pa iu larguar në përgjithësi origjinalit. Përshtatje me vlerë artistike (e bërë me mjeshtëri).
  • 3. gjuh. Përputhje në numër, në gjini e rasë (e një mbiemri a përemri) me emrin me të cilin lidhet; përputhje në numër e në vetë me fjalën me të cilën lidhet (për foljen). Lidhje përshtatjeje (me përshtatje).