përshtat

Nga Wiktionary

PËRSHTAT kal.

  • 1. E bëj diçka që të shkojë e të përputhet me një qëllim të caktuar, i bëj ndryshimet e ndreqjet e nevojshme, që t'u përgjigjet kushteve e rrethanave të caktuara. Përshtat një godinë (një ndërtesë). E përshtatën për klasë (për sallë leximi).
  • 2. E mësoj trupin a dikë që të jetojë e të veprojë në kushte të tjera, bëj që të pajtohet me një gjendje tjetër të re. Përshtat organizmin. E përshtat për një klimë të ftohtë.
  • 3. I bëj disa ndryshime një libri a një teksti, që të jetë më i kuptueshëm e më i thjeshtë për lexuesin; i heq a i shtoj ndonjë pjesë një libri, që të jetë në pajtim me nevojat e kërkesat e reja ose që t'i përgjigjet një qëllimi të caktuar. Përshtat një tekst të përkthyer. Përshtat copa leximi në gjuhë të huaj.
  • 4. Përkthej lirisht një vepër letrare, duke i zhvendosur ngjarjet e personazhet në një mjedis dhe në një kohë tjetër, i bëj ndryshime të vogla, pa iu larguar në përgjithësi origjinalit. Përshtati fabulat e Lafontenit.