përpunues
Appearance
PËRPUNUES m.
- Ai që merret me përpunimin e diçkaje, ai që e punon më tej diçka dhe përmirëson cilësinë e saj. Përpunuesit e lëkurëve (e lëndëve plastike).
PËRPUNUES mb.
- Që përpunon një lëndë të parë ose një material duke e kaluar nëpër disa procese pune. Makinë përpunuese. Ndërmarrje përpunuese. Industria përpunuese degë e veçantë e industrisë që, ndryshe nga industria nxjerrëse, merret me përpunimin e lëndës së parë dhe me përgatitjen e makinave, të veglave të ndryshme, të detaleve etj.