përpikëri

Nga Wiktionary

PËRPIKËRI f.

  • 1. Të qenët i përpiktë, vetia e atij që është i përpiktë; saktësi. Përpikëria e orës. Përpikëria e peshores. Përpikëria e sekretarit. Shembull përpikërie. Mungesë përpikërie.
  • 2. Përputhja sa më e plotë e një gjëje me një tjetër; mënyra e përpiktë, me të cilën bëhet a kryhet diçka; saktësi. Përpikëria e matjeve (e llogaritjeve). Përpikëria e përkthimit. Zbatoj programin (udhëzimet) me përpikëri. Punon me përpikëri. Gjuan (qëllon) me përpikëri. Vjen gjithnjë me përpikëri në orën e caktuar.
  • Me përpikëri (me siguri) matematike libr. Me siguri të plotë.