përndjekje

Nga Wiktionary

PËRNDJEKJE f.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve PËRNDJEK, PËRNDIQEM. Përndjekja e patriotëve (e revolucionarëve).
  • 2. kryes. Mjetet e përgjimit, të dhunës e të shtypjes që përdoren dhe masat që merren kundër dikujt për ta nënshtruar e për ta detyruar të heqë dorë nga pikëpamjet përparimtare ose nga lufta për liri, për drejtësi shoqërore etj.; persekutime. Përndjekjet e egra raciale. Përndjekjet kundër punëtorëve revolucionarë. Përndjekjet kundër grevistëve.