përkohshëm

Nga Wiktionary

PËRKOHSHËM mb.

  • 1. Që zgjat një kohë jo të gjatë, që është për pak kohë, që nuk vijon gjithmonë; që kalon shpejt; kund. i përhershëm. Banesë e përkohshme. Detyrë (punë) e përkohshme. Dukuri (shfaqje) e përkohshme. Gjendje e përkohshme. Vështirësi të përkohshme. Përmirësimi i përkohshëm i gjendjes. Qëndrim (largim) i përkohshëm. Paaftësi e përkohshme për punës. Nuk është një fushatë e përkohshme.
  • 2. Që është ngarkuar të kryejë detyra të caktuara për një periudhë kohe të kufizuar (për disa organe të zgjedhura ose të emëruara). Qeveri e përkohshme. Komiteti Qendror i Përkohshëm.
  • 3. Që punon në periudha a në stinë të caktuara të vitit; që bëhet me ndërprerje. Punëtorë të përkohshëm.