përkatës

Nga Wiktionary

PËRKATËS mb.

  • 1. Që përputhet me gjendjen e dikujt a të diçkaje, me punën që kryen dikush, me vendin a përgjegjësinë që mban etj.; që i duhet për t'u rritur a për t'u zhvilluar, i duhur, i nevojshëm. Mësues me arsimin përkatës. E ka vjetërsinë përkatëse në punë. I mungojnë kushtet përkatëse për t'u zhvilluar.
  • 2. Që është i tij, që i takon, që i përket secilit. Zunë lëndët përkatëse. Morën dëshmitë përkatëse. U shpërndanë në sektorët përkatës.
  • 3. Që ka të bëjë a që lidhet me diçka; që është përbërës i një tërësie; që përputhet me diçka si vlerë, që është barasvlerës me të. Pjesët përkatëse. Mori vendimet përkatëse. U morën masat përkatëse. Pagoi shumën përkatëse.