përjashtoj

Nga Wiktionary

PËRJASHTOJ kal.

  • 1. E largoj dikë nga puna, nga një ndërmarrje a institucion, nga shkolla etj., e dëboj; e nxjerr dikë jashtë një organizate, një shoqërie etj., ia heq anëtarësinë. I përjashtonin nga shkolla. E përjashtuan nga partia. E kishin përjashtuar nga organizata e rinisë.
  • 2. E lë dikë jashtë një pune a një veprimtarie për arsye të ndryshme, e liroj nga një punë a nga një detyrim; nuk e përfshij dikë ose diçka në një grup ose në një kategori të caktuar; lë mënjanë. E përjashtoi nga stërvitja. Nuk e përjashtojnë nga shërbimi ushtarak. Nuk i përjashtojnë nga taksat (nga detyrimet). Po të përjashtojmë qytetet e vjetra...
  • 3. vet. veta III. E bën të paqenë diçka, nuk e pranon, e heq. Përjashton mundësinë e... (për)... Nuk e përjashton përgjegjësinë personale.