Jump to content

përgjithësisht

Nga Wiktionary

PËRGJITHËSISHT ndajf. libr.

  • 1. Në sasinë a në pjesën më të madhe, në shumicën e rasteve; duke përfshirë gjërat themelore; në tiparet më kryesore, në pikat themelore të diçkaje. Përgjithësisht janë të zgjuar. U realizua përgjithësisht mirë. Gjejmë përgjithësisht të njëjtat zakone. Përgjithësisht e kanë përgatitjen e duhur.
  • 2. Në tërësi, në përgjithësi. Forcohet përgjithësisht edukimi komunist i brezit të ri. Përmirësojnë përgjithësisht metodën dhe stilin e punës.
  • 3. Në mënyrë të përgjithshme; pa përmendur emra; në përgjithësi. Flet përgjithësisht.