përgjim

Nga Wiktionary

PËRGJIM I m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve PËRGJOJ, PËRGJOHEM. Përgjimi i lëvizjeve të armikut. Përgjimi i zhurmave të dyshimta. Përgjim me anë të telefonit.
  • 2. Përqendrim i vëmendjes dhe i shqisave për të hetuar çfarë ndodh rreth e rrotull; usht. vëzhgimi organizuar i çdo lëvizjeje të armikut. Rri (qëndron) në përgjim. Kompania forcoi përgjimin.


PËRGJIM II m. etnogr.

  • Gostia a darka që bëhej kur i vihej emri fëmijës, zakonisht tri ditë pas lindjes; dhuratat që i çoheshin lehonës me këtë rast.