përgatitur

Nga Wiktionary

PËRGATITUR mb.

  • Që ka fituar njohuritë, shprehitë dhe përvojën e duhur për të kryer një punë a veprimtari të caktuar; i mësuar; që ka bërë përgatitjen e duhur për një punë a detyrë të caktuar, që i ka marrë të gjitha masat e nevojshme. Punëtorë të përgatitur. Mësues i përgatitur. Është shumë i përgatitur. Shkon i përgatitur në orën e mësimit. Sulmi (lufta) i gjeti të përgatitur.