përfshihem

Nga Wiktionary

PËRFSHIHEM vetv.

  • 1. Marr pjesë në një veprimtari, hyj si pjesëmarrës diku; vet. veta III është pjesë përbërëse e diçkaje, bën pjesë në një të tërë. Janë përfshirë në aksionet kryesore (në kurse dhe shkolla). Përfshihen artikujt kryesorë (veprat kryesore). Përfshihej brenda tokës (territorit) të një vendi.
  • 2. Pës. e PËRFSHIJ. U përfshi nga zjarri (nga flakët). Vendet kapitaliste janë përfshirë nga një krizë e rëndë.