përbindësh
Appearance
PËRBINDËSH m.
- 1. mit. Qenie përrallore që, sipas besëtytnive, përfytyrohej me trup jashtëzakonisht të madh e me pamje të shëmtuar dhe që u kallte njerëzve tmerrin. Si një përbindësh që përpin çdo gjë.
- 2. fig. Kafshë grabitqare me trup shumë të madh. Peshkaqeni është një përbindësh i detit.
- 3. fig. keq. Njeri jashtëzakonisht i pashpirt e i neveritshëm, që mund të kryejë veprat më mizore e më të poshtra, vrasës e shfrytëzues shumë i egër e gjakpirës. Përbindëshat nazistë (fashistë, imperialistë),
- 4. mjek. Qenie njerëzore ose kafshë me një formim krejt të çrregullt.