përbërje

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

Shqip[redaktoni]

Emër[redaktoni]

përbërje f.

  1. Tërësia e njerëzve dhe mënyra e ndërtimit a e organizimit të brendshëm të një grupi shoqëror a shtrese shoqërore, të një organizate a organi, të një kolektivi etj. sipas gjendjes shoqërore, prejardhjes së tyre, punës që kryejnë, arsimit etj. Përbërja e popullsisë. Përbërja klasore e shoqërisë. Përbërja e partisë. Përbërja e trupit gjykues.
  2. Tërësia e lëndëve të diçkaje dhe mënyra e përzierjes së tyre në përpjesëtime të caktuara dhe sipas një ndërtimi të brendshëm. Përbërja kimike (fizike). Përbërja e tokës (e trupave qiellorë). Përbërja e çelikut (e gizës).