përbërë

Nga Wiktionary

PËRBËRË mb.

  • 1. Që është i formuar nga disa njësi, pjesë, elemente etj. të ndryshme, që nuk është i thjeshtë, që është një e tërë me shumë pjesë a me shumë elemente; kund. i thjeshtë. Mekanizëm i përbërë. Substancë e përbërë. kim. substancë e formuar nga disa lëndë. Trup i përbërë. kim. trup i formuar nga disa elemente më të thjeshta. Gjethe e përbërë. bot. gjethe e formuar prej disa gjethëzash që kanë një bishtak të përbashkët.
  • 2. gjuh. Që është formuar nga bashkimi i disa pjesëve (fjalëve, fjalive etj.) të ndryshme, i pathjeshtë; kund. i thjeshtë. Fjali e përbërë. Kallëzues i përbërë. Kohë e përbërë (e foljes) kohë e formuar nga folja ndihmëse kam ose jam dhe pjesorja e foljes që zgjedhohet.
  • Fjalë e përbërë gjuh. fjalë e formuar nga bashkimi i dy a më shumë temave në një njësi të vetme fonetike, leksikore e gramatikore; kompozitë e mirëfilltë (p.sh. atdhedashuri, besëlidhje, ballëhapët, gojëmjaltë, gurgdhendës, gushëkuq, gushtovjeshtë, tejkaloj etj.).