përçmoj

Nga Wiktionary

PËRÇMOJ kal.

  • 1. Shpreh mospërfillje e nënvlerësim për dikë a për diçka, tregoj se nuk e çmoj e nuk e dua; nuk e nderoj dikë a diçka; nuk e vlerësoj, nuk i jap rëndësi; e përbuz. Përçmonin aftësitë krijuese të masave. Nuk e përçmojnë punën prodhuese.
  • 2. E shoh dikë a diçka pa frikë, nuk i trembem; nuk e llogarit diçka, nuk e marr parasysh, e mposht (frikën etj.); përbuz. Përçmonin rrezikun (vdekjen). E përçmonin armikun.
  • 3. bised. Shëmtoj, përçudnoj.