përçarës

Nga Wiktionary

PËRÇARËS m.

  • Ai që fut grindje e mosmarrëveshje në mes të njerëzve të lidhur me miqësi; ai që prish njësinë e mendimit e të veprimit në një organizatë etj.; ai që ndan e armiqëson dy vetë a dy palë. Përçarësit revizionistë. Përçarësit e unitetit të lëvizjes komuniste ndërkombëtare. U demaskuan si përçarës.


PËRÇARËS mb.

  • Që bëhet për të futur në grindje e në mosmarrëveshje dy a më shumë njerëz ose palë; që bëhet për të prishur njësinë e mendimit e të veprimit në një organizatë etj.; që është karakteristikë e përçarësit, prej përçarësi. Veprimtari (politikë, punë) përçarëse. Elementë përçarës.