ortek

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

ORTEK m.

  • 1. Grumbull i madh bore, që shkëputet nga malet e larta, rrokulliset teposhtë dhe sa vete e bëhet më i madh, duke shkatërruar ç'gjen përpara; reshpe. Ortek i madh. Ortek bore. U shkëput (ra) një ortek. Ushtonte orteku.
  • 2. fig. Grumbull sendesh a njerëzish, që vjen me rrëmbim dhe prish e dëmton ç'gjen përpara. Ortek gurësh. Orteku i çetave. Orteku i kalorisë.
  • 3. fig. Diçka që përhapet me shumicë e me vrull; shumicë. Një ortek fjalësh (sharjesh). Ortek thashethemesh.