organizues

Nga Wiktionary

ORGANIZUES m.

  • Ai që merret me organizimin e diçkaje; ai që nis, organizon e drejton një punë, një veprimtari etj.; ai që ka aftësi organizuese. Organizuesi kryesor. Organizues i zoti. Organizuesi i punës. Organizuesi i mbledhjes. Organizuesi i lojërave.

ORGANIZUES mb.

  • 1. Që merret me organizimin e diçkaje; që nis, organizon e drejton një punë, një veprimtari etj. Vendi organizues. Komisioni organizues.
  • 2. Që ka të bëjë me organizimin e diçkaje; që lidhet me veprimtarinë për organizimin e diçkaje. Aftësi organizuese. Forcë organizuese. Rol organizues.