organizuar

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

ORGANIZUAR mb.

  • 1. Që është përgatitur mirë, që zhvillohet a që bëhet ashtu si duhet.; që bëhet sipas një rregulli të caktuar, që kryhet sipas një plani. Mbledhje e organizuar. Luftë e organizuar. Sulm i organizuar. Jetë e organizuar. Festë (mbrëmje, shëtitje) e organizuar. Pushim i organizuar. Çlodhje e organizuar. Në mënyrë të organizuar.
  • 2. Që është bashkuar dhe është mobilizuar për një qëllim të caktuar. Popull i organizuar. Rini e organizuar. Ushtri e organizuar.
  • 3. Që është futur a bën pjesë në një organizatë politike, shoqërore a ekonomike; që është anëtar i një organizate politike. Është i organizuar (në parti).
  • 4. përd. em. Anëtar partie ose anëtar i organizatës së Rinisë Komuniste gjatë Luftës Nacionalçlirimtare.