nënë
Appearance
Shqip
[redaktoni]Emër
[redaktoni]nënë f. sh. -
- Gruaja kundrejt fëmijëve të vet; grua që ka lindur fëmijë, mëmë. Nënë e dashur (e dhembshur, e kujdesshme). Nënë e lumtur. Nënë dëshmori. Nënë me shumë fëmijë. Zemër (dhembshuri) nëne. Qumështi i nënës. Dera (shtëpia) e nënës. Gjuha e nënës- gjuha amtare. U bë nënë- lindi fëmijë. Të pastë nëna! ur. Fëmija pa nënë, si nata pa hënë fj. u.
- Femra e një kafshe, që ka pjellë këlysh. Largoi (hoqi) qengjin nga nëna.
- bised. Përdoret për t'iu drejtuar me dashuri e me nderim vjehrrës a një gruaje të moshuar.
- fig. Burimi a shkaku i diçkaje. Toka nënë. Nëna e gjithë të zezave (të këqijave). Përsëritja është nëna e të mësuarit. libr. fj. u.
- fig. Diçka shumë e dashur, e afërme dhe e shtrenjtë. Nëna jonë.
- S’e bën nëna është shumë i mirë. Ca të nënës (të babait), ca të njerkës (të njerkut) shih te baba, ~i. Si (siç) e ka lindur nëna shih te lind. I ka vdekur nëna diçkaje thjeshtligj.
- a) ka ngelur keq diçka; është prishur, nuk ecën, nuk punon;
- b) është punë e mbaruar, do të bëhet patjetër. Më është bërë (si) burri i nënës më ka mërzitur tepër, mezi e duroj, s'e shoh dot me sy. Iu bë (iu gjend) nënë e baba dikujt i qëndroi afër dikujt, u kujdes shumë për të, si prind. I doli qumështi i nënës dikujt shih te qumësht, ~i. S'ka bir (zog) nëne thjeshtligj. shih te bir, ~i. Të kërkon babën e nënën shih te babë, ~a. Është rritur në prehër të nënës edhe mospërf. shih te prehër, ~ri. Tregoi edhe qumështin e nënës shih te qumësht, ~i. E ka thithur bashkë me qumështin e nënës 'shih te qumësht, ~i. Dridhej foshnja (fëmija, barra) në barkun e nënës shih te dridhem. Më ka ardhur qumështi i nënës në majë të hundës shih te hundë, ~a. Po nuk qau fëmija, nuk i jep nëna (e ëma) sisë (gji) të pijë fj. u. shih te [qaj]]. Nënë heroinë shih te heroinë, ~a.[1]
Etimologjia
[redaktoni]Prononcimi
[redaktoni]Sinonimet
[redaktoni]Antonime
[redaktoni]Fjalë rrjedhëse
[redaktoni]Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0