njëri-tjetri
Appearance
NJËRI-TJETRI pakuf.
- Përdoret kur flasim për njerëz, kafshë, sende e dukuri që lidhen ndërmjet tyre, veprojnë së bashku a në mënyrë të ndërsjellë njëri ndaj tjetrit, vijnë në mënyrë të njëpasnjëshme e kanë lidhje ndërmjet tyre në hapësirë, në kohë etj. E duan (e kuptojnë mirë) njëri-tjetrin. Mësojnë nga njëri-tjetri. Shkojnë te njëri-tjetri. U përqafuan (u zanë, u morën vesh) me njëri-tjetrin. Janë lidhur me njëri-tjetrin. Ndikonin mbi njëra-tjetrën. Kanë lindur për njëri-tjetrin. Ishin larg (afër, pranë) njëra-tjetrës. Vijnë pas njëra-tjetrës. Këto ndërmarrje varen prej njëra-tjetrës.