ngec

Nga Wiktionary
Versioni i datës 26 prill 2017 09:18 nga OctraBot (diskuto | kontribute) (Bot: Cleaning up old interwiki links)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

NGEC jokal.

  • 1. Mbetem në vend e nuk lëviz dot më tutje për shkak të një pengese që më del përpara, pengohem e nuk shkoj dot më tej. Ngeci në baltë (në llucë, në borë). Ngeci në rërë. Ngeci në një pengesë. Ngeci në mes të rrugës. I ngeci buka në fyt (në grykë).
  • 2. Më kap për cepi diçka e nuk më lë të shkëputem. Ngeci në një gozhdë. I ngeci këmisha në një degë. Ngeci varur. Ngeci grepi në lumë.
  • 3. vet. veta III. Mbetet, nuk lëviz a nuk punon më një makinë a një vegël për shkak të dëmtimit ose të një pengese. Ngeci motori. Ngeci ora.
  • 4. fig. Has në një pengesë dhe nuk eci dot më tej, ngelem në vend; pushon së zhvilluari a së përparuari më tej. Nuk ngeci puna asnjë çast. Ka ngecur në këtë problem. Ngecëm në këtë pikë. Ngeci në vend. Ka ngecur ekonomia (bujqësia) në vendet kapitaliste.
  • 5. E kap për cepi diçka në një vend, e var në një kunj, gozhdë etj.; kap me pe, qep. E ngeci pallton në një gozhdë.
  • 6. kal. fig. bised. I ngarkoj dikujt një punë a diçka tjetër më të hedhur, ia lë në dorë ose në kurriz. Ia ngeci atij. Deshi të na e ngecte neve këtë punë (faj, gabim).
  • 7. kal. sport. Godas lehtë topin në volejboll atëherë kur kundërshtari pret një gjuajtje të fortë dhe e bëj të humbasë topin. Ia ngeci topin.
  • Kërkon të ngecë me dikë kërkon të zihet me dikë, përpiqet të gjejë shkas për grindje. Ngeci (ngeli, mbeti) në baltë shih te BALT/Ë,~A. Ngeci karkaleci tall. shih te KARKALEC,~I. I ngeci (i mbeti, i ngriu) fjala në buzë (ne gojë, në grykë, në fyt) shih te FJAL/Ë, ~A. I ngeci plori në rrënjë shih te PLOR,~I. I ngeci (i ngeli) sharra në gozhdë shih te SHARR/Ë,~A. I ka ngecë (i ka ardhur) veza në kryq shih te VEZ/Ë,~A. Thela e madhe të ngec në fyt fj.u. shih te THEL/Ë,~A.