Jump to content

nesër

Nga Wiktionary

NESËR ndajf.

  • 1. Në ditën që vjen fill pas së sotmes. Nesër në mëngjes (në drekë, në mbrëmje). Do të vijë nesër. Nesër nisemi. Punën e sotme mos e lërë për nesër. fj. u.
  • 2. Në një të ardhme të afërt; në të ardhmen. Nesër, kur do të hyni në punë. Nesër, kur të përfundojë. Jo vetëm për sot, por edhe për nesër.
  • Nesër, pasnesër, në të ardhmen; kur të vijë koha. Sot për nesër shih te SOT. Me sot me nesër shih te SOT. Në mos sot, nesër së shpejti, pas pak kohësh. Është sot për nesër shih te SOT. Jo sot, por nesër shih te SOT. Nuk ta lë mangët (metë) për nesër shih te LË. Sot i bën hunjtë, nesër i djeg shih te BËJ.