ndot

Nga Wiktionary

NDOT m.

  • Ndjenja e përzierjes, që provojmë para një gjëje të fëlliqur, të ulët ose të papëlqyer; neveri, krupë. Kam ndot nga diçka. E sheh me ndot. Të ngjall ndot. E kujtonte me ndot. Më vjen ndot (kam ndot) më vjen të vështirë, më vështiroset.


NDOT kal.

  • 1. Ndyj, fëlliq. Ndoti duart (këmbët). I ndoti me baltë.
  • 2. E bëj të dëmshëm për jetën e gjallë, duke hedhur ose përhapur lëndë kimike, mbeturina të industrisë etj. Ndot ajrin (ujerat, atmosferën). Ndot mjedisin.
  • 3. jokal. euf. Bëj ujët, dal jashtë.
  • Kush ndot këmbët luan dhëmbët fj. u. kush punon ha.