ndihmë

Nga Wiktionary

NDIHMË f.

1. Diçka që bëjmë në dobi të dikujt, i cili ka një nevojë, është në gjendje të vështirë ose në një rrezik; përkrahje, mbështetje. Ndihmë e madhe (e çmueshme). Ndihmë internacionaliste. Ndihmë gjyqësore (juridike). drejt. Ndihmë e ndërsjellë ndihmë që i japin dy palë njëra-tjetrës. Ndihmë pa interes. Traktat miqësie dhe ndihmë reciproke. Kërkon (lyp) ndihmë. Jep ndihmë. Merr ndihmë. Thërres në ndihmë. I shkoi në ndihmë dikujt e ndihmoi. Për t'i ardhur në ndihmë.

2. Sasi mjetesh të ndryshme që i japim dikujt, i cili ka nevojë të kryejë një punë ose të përballojë një vështirësi; trupa ushtarake ose mjete, që i dërgohen një tjetri për të vazhduar luftën; përforcime. Ndihmë materiale (financiare). Ndihmë ushtarake. Ndihmë bujare. Ndihma në të holla. Ndihma për të dëmtuarit nga tërmeti. I dërgoi ndihma. Mblodhën ndihma. Erdhi ndihma.

3. mjek. Tërësia e veprimeve, që bëhen për të ndihmuar një të sëmurë ose për të mjekuar një plagë. Ndihmë mjekësore. Ndihma e parë mjekimi i parë që i bëhet një njeriu që sëmuret papritur ose që pësojnë fatkeqësi. Ndihma e shpejtë veprimtari për të dhënë ndihmën e parë mjekësore në rastet kur nuk mund të pritet dhe për t'i dërguar të sëmurët menjëherë në një qendër mjekimi.

4. bised. Njeri që ndihmon për të bërë një punë a për t'i lehtësuar barrën dikujt; ndihmës. Iu bë ndihmë. Nuk kishte ndonjë ndihmë në shtëpi.

  • Me ndihmën e... me anën e, nëpërmjet, me. Në ndihmë të ... për të ndihmuar.