ndërkombëtar

Nga Wiktionary

NDËRKOMBËTAR mb.

  • 1. Që ka të bëjë me marrëdhëniet ndërmjet vendeve ose popujve të ndryshëm; që bëhet midis vendeve a popujve të ndryshëm. Marrëdhëniet ndërkombëtare. Politika (gjendja, situata) ndërkombëtare. Ndeshje ndërkombëtare. sport. E drejta ndërkombëtare. drejt.
  • 2. Që ka të bëjë me shumë vende e popuj të botës, që përfshin përfaqësues a pjesëmarrës nga shumë vende e popuj; që është i përhapur në shumë vende; botëror, i përbotshëm. Ekspozitë ndërkombëtare. Lëvizja komuniste e punëtore ndërkombëtare. Organizatë ndërkombëtare. Në shkallë ndërkombëtare. Në arenën ndërkombëtare.
  • Xhandar ndërkombëtar shih te XHANDAR,~I.