mpirë

Nga Wiktionary

MPIRË mb.

  • 1. Që nuk ndien me ngacmimet e ndryshme, që ka humbur ndjeshmërinë, që është bërë si i ngrirë; që nuk lëviz ose nuk punon dot; që është bërë tepër i ndjeshëm sa nuk mund ta prekësh dot (për dhëmbët e nofullat); që është mpirë. Me këmbë (me duar) të mpira. Me dhëmbë të mpirë. Të mpira i ke duart (këmbët)? (i thuhet dikujt kur punon a ecën tepër ngadalë).
  • 2. Që ka humbur aftësinë për t'u rritur e për t'u zhvilluar, që ka humbur gjallërinë e njomësinë, që vjen si i thatë e s'është i plotë; që ka nisur të fishket (për bimët ose për pjesë të tyre), i mpitë. Fara të mpira. Kokrra të mpira.
  • 3. Që nuk pret më a pret me shumë vështirësi, i topitur (për tehun e një prese). Gërshërë të mpira.
  • 4. fig. Që ka humbur aftësinë për të vetëvepruar; që i janë prerë fuqitë, që ka humbur gjallërinë, hovin, vrullin, besimin etj.; që ka rënë në plogështi, që rri si i ngrirë, jo i shkathët, i ndrydhur. Njeri i mpirë. Ishte (rrinte) i mpirë. Me zemër të mpirë.